Report TV - Tuneli në Pogradec, Gjiknuri: Përfundon brenda vjeshtës tjetër

  • 6 years ago
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, shoqëruar nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan ecurinë e punimeve në dy prej kantiereve të rëndësishme në Qarkun e Korçës.
Ndalesa e parë ishte në aksin rrugor Korçë-Ersekë ku ministri Gjiknuri njoftoi se shumë shpejt do të kryhen procedurat për fillimin e punës së Lotit të dytë të kësaj rruge.

?Jemi tek pjesa e fundit e lotit të parë Korçë-Ersekë. Siç po shikohet, këtu është pjesa fundore e rrugës e cila gati ka përfunduar. Ka edhe një pjesë punimesh që po zhvillohet në dalje të Korçës. Pikërisht, këtu do të jetë edhe nyja lidhëse me rrjetin ekzistues dhe shumë shpejt fillimi i projektit të ri, loti i dytë i rrugës Korçë-Ersekë ku Bashkia e Kolonjës do të lidhet përfundimisht me rrjetin kombëtar rrugor. Këto punime do të përfundojnë shumë shpejt dhe besoj vitin tjetër do të bëhen procedurat për të filluar punimet pjesa tjetër, pra pjesa e dytë e rrugës drejt Kolonjës?, u shpreh ministri Gjiknuri.

Puna është duke vazhduar dhe një tjetër kantier, atë të aksit rrugor Lin-Pogradec për të cilin do të akordohen edhe fonde të tjera nga rialokimet e këtij fundviti.

Recommended