Arrestimi - Prostitucion për 50- 150 euro, goditet grupi kriminal në Tiranë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një grup i strukturuar kriminal i cili merrej me shfrytëzim prosititucioni është shkatërruar sot, njofton drejtori i policisë Tiranës.
Në pranga kanë rënë 10 persona ndërsa 3 të tjerë janë proceduar në gjëndje të lirë.

Operacioni u kodua ?Taksi e lirë 2? dhe vetë Drejtori i Policisë Vendore Tiranë, Ardi Veliu dha detaje të këtij operacioni si dhe emrat e të arrestuarve
Janë dashur 5 muaj hetime për të finalizuar operacionin e bërë publik sot.
?Në kuadër të procedimit penal viti 2017, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranës, kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion, që shkonin nga 50 deri 150 euro.?
Organizatorët në këtë aktivitet ? Albina Kasaj, Jani Murati (alias Gëzim Kasëmi), Ruzhdi Gapi, Edmond Shkalla, Altin Sulejmanasi dhe Elton Mimini, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ? kanë shfrytëzuar për prostitucion vajza të moshave të ndryshme, për të ushtruar prostitucion me klientët e gjetur prej organizatorëve? deklaroi kreu i policisë së Tiranës, Veliu.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shkaterrohet-grupi-i-shfrytezimit-te-prostitucionit-ne-tirane/

Recommended