Ora News - Bulqizë, vdes minatori 30 vjeç, e zë poshtë masivi i gurëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një minator humbi jetën gjatë punës në minierën e Bulqizës.
Eris Keta, 30 vjeç po punonte në në galeritë e zonës D të minierës në kohën kur një masiv gurësh është shembur dhe e ka zënë poshtë.
Ai është nxjerrë në sipërfaqe nga minatorët e tjerë që ndodheshin në të njëjtën galeri dhe fatmirësisht nuk morën lëndime.
Në gjendje të rëndë, minatori Eris Keta është nisur me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës, nga ku mësohet se mbërriti i pajetë.
Burimet mjekësore thanë se ai kishte marrë fraktura të rënda në trup, të cilave nuk ka arritur tu mbijetojë. Ndërkohë pranë minierës mbërritën forcat e policisë që nisën veprimet hetimore për të zbardhur shkakun e incidentit në galeri.
Situata në minierë u inspektua nga specialistët e RISHM-it dhe ata të Inspektoriatit të Punës. Në 6 muajt e fundit, në galeritë e Bulqizës janë shënuar katër aksidente me viktima.
Minatori Eris Keta mësohet se ishte i siguruar nga subjekti privat që administron minierën.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bulqize-masivi-i-gureve-ze-poshte-minatorin-vdes-33-vjecari/