Report TV - Bulqizë, e zë masivi i gurëve, humb tragjikisht jetën minatori

  • 6 years ago
Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në minierën e Bulqizës. Një minator ka humbur jetën brenda minierës, teksa e ka zënë poshtë një masiv gurësh.

Ngjarja e rëndë është shënuar në zonën D të minierës, ndërsa trupi i viktimës vijon të jetë ende nën masivin e gurëve. Mësohet se ka mbetur viktimë shtetasi Eris Keta, 30 vjeç, i cili nuk ka mundur të dalë nga miniera, teksa e kanë zënë gurët duke i marrë tragjikisht jetën.

Recommended