Ora News – Linjë ajrore Shqipëri-Emiratet e Bashkuara Arabe

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku u takua me Kryeministrin, Lartësinë e Tij, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.
Zyra e shtypit të kryeministrit thotë se gjatë këtij takimi, Rama theksoi nevojën për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si edhe ftoi sipërmarrësit e Emirateve të Bashkuara Arabe të investojnë në Shqipëri. Me interes nga të dyja vendet shihen investimet në fushën e turizmit dhe infrastrukturës, sidomos në portet detare. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Emirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/linje-ajrore-shqiperi-emiratet-e-bashkuara-arabe/

Recommended