Bllokohen pronat e Habilajve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Megaoperacioni i policisë se Vlorës është fokusuar tek kontrolli ne disa objekte dhe prona te vëllezërve Habilaj, per kapjen e pjesëtareve te bandës kriminale, por dhe sekuestrim te lendeve narkotike. Drejtuesit e policisë lokale kanë kaluar në sitë te gjitha pasuritë e Habilajve, per bllokimin e llogarive bankare qe rrjedhin nga veprimtari kriminale dhe çdo prone tjetër. Krerë te policisë se Vlorës sqaruan se edhe me muaj me pare i kane referuar Prokurorisë se Krimeve te Renda informacione dhe material ne lidhje me grupin kriminal ?Habilaj? per aktivitetin kriminal ne fushën e trafikimit te narkotikeve. Pak dite me pare nga Operacioni ?Banda e Babicës?, i zhvilluar nga Policia e Vlorës, Delta Force dhe nen drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë u sekuestruan 4 ton kanabis sativa, armë gjahu, municione luftarak, mjet lundrues dhe u arrestuan dy pjesëtarë te bandës kriminale. Ndërkohë, gjatë operacionit të gjerë të policisë për Habilajt, u arrestuar edhe dy persona të kërkuar nga drejtësia: Fredi Hoxha nga Selenica e Vlorës ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar per shfrytëzim prostitucioni dhe pjesëmarrje ne organizate kriminale, ndërsa Musto Kapaj 26 vjeç nga Gjormi i Vlorës u kap me arme te ftohta.

Recommended