Bllokohen punimet në aksin Qukës-Qafë Plloçë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Punimet në dy prej lotëve të aksit rrugor Qukës - Qafë Plloçë janë pezulluar, ndërkohë që në lotin e tretë firma po ecën me ritme shumë të ngadalta.Shkak janë bërë problemet e hasura në projektet e të tri loteve të kësaj rruge, çka bën që afati për përfundimin e punimeve i përcaktuar për këtë vit, të mos realizohet.Drejtues lokalë thanë se vetëm rishikimi i projekteve mund të zgjidhë problemet.Edhe në lotin e tretë ku puna po vijon, afatet do të shkelen pasi gjithçka varet nga rishikimi i projekteve nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.Projekti i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, pjesë e Korridorit të VIII, është një investim me vlerë 152 milionë dollarë.
Recommended