Bllokohen 27 tonë mish brazilian me salmonelë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Siguria ushqimore në Shqipëri është një nga shqetësimet më të mëdha nga denoncimet e qytetareve.




Së fundmi inspektorët e AKU-së kanë bllokuar në Durrës një kontenier me ngarkesë rreth 27 ton mish( fileto pule) që vinte nga Brazili dhe pas analizimit të monstrave kanë rezultuar me prezencë salmonele.



Si rrjedhojë, AKU ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 27 ton mish ( fileto pule) në territorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.



Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë.
Recommended