Dhjetëra ton mish me salmonele të bllokuar gjatë këtij viti - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Viti 2018 shënon rekord te mishit të sekuestruar nga autoritetit kombëtar i ushqimit. Ngarkesat kane pasur probleme me dokumentacionin. Por rastet me te renda janë produktet e kontaminuar me salmonelë që vijnë nga jashtë përgjithësisht nga Brazili.Edhe pse janë me dhjetëra raste të bëra publike nga vetë autoriteti kombëtar i ushqimit nuk ka te dhëna se çfarë ndodh me ngarkesat nëse kthehen ose jo ne vendet e origjinës apo asgjësohen.Ngarkesa me e madhe e ishte ajo e 25 majit ku u bllokuan 107 ton mish pule i kontaminuar me salmonele. Mishi qe vinte nga Brazili e u sekuestrua ne portin e Durrësit kishte si destinacion tregun shqiptar. Produkti ishte importuar nga disa subjekte.Edhe në muajt në vijim autoriteti kombëtar i ushqimit ushtroi kontrolle për sigurinë ushqimore thuajse ne te gjithë territorin e vendit duke bllokuar sasi te mëdha mishi.Për të gjitha këtu subjekte AKU ka gjobit firmat dhe dyqanet, si për një pjesë të tyre urdhëroi ndërprerjen e menjëhershme te aktivitetit. Por shqetësimi kryesor vazhdon te mbetet mungesa e informacionit dhe transparencën për mishin qe vjen nga jashtë. Ne asnjë rast Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nuk ka pranuar te beje publike emrat e bizneseve qe importojnë mishin e kontaminuar.

Recommended