Asgjësohen 20 tonë erëza, mish e pije energjikë në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 20 ton produkte ushqimore të sekuestruara përgjatë muajve të fundit nga AKU, janë asgjesuar ditën e sotme.Produktet në fjalë janë bllokuar në subjekte të ndryshme gjatë aksioneve të AKU-së, bllokim i cili ka ardhur si rezultat i mungesës së gjurmueshmërisë së mallit, mungesës së dokumentacionit shoqërues dhe kalimit të afatit të përdorimit.Sipas drejtorit të AKU-së, kontrollet do të vijojnë për garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët.AKU bën me dije se janë bllokuar 11 ton erëza te ndryshme, 8 ton mish dhe 1700 pije energjike jashtë datës së skandecës.Autoriteti Kombëtar i ushqimit prej ditësh është duke kontrolluar tregjet në të gjithë vendin pas skandaleve të njëpasnjëshme të bëra publike në media mbi perimet e rritura me ?OMGJ? apo falsifikimin e datës së skandecave në artikuj që gjejnë përdorim masiv në tregun shqiptar.
Recommended