Kalon në heshtje ligji për pijet alkoolike e ato energjike - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta ka vendosur te kaloj ne heshtje ndryshimet e votuara ne Parlament për ligjin ?për mbrojtjen e te miturve nga përdorimi i alkoolit?, ku ne liste shtohen dhe pijet energjike dhe ato te gazuara me sheqer te shtuar.Ligj ky qe është kundërshtuar nga bizneset e pijeve te gazuara, te cilat i kane dërguar dhe letra kreut te shtetit.Veç ndalimit te shitjes se pijeve energjike dhe atyre te gazuara për fëmijët, ne ligj parashikohet dhe ndalimi i publicitetit për to.Me konkretisht ndalohet transmetimi i publiciteteve për këtë kategori pijesh, brenda programeve drejtuar te miturve si dhe 60 minuta përpara dhe pas tyre.Po ashtu, ndalohet prodhimi dhe transmetimi i spoteve publicitare ku janë te mitur qe konsumojnë pije te gazuara dhe me sheqer te shtuar.Edhe pse reagimi i bizneseve ka qene i madh, tashme ligji ka hyre ne fuqi, duke i lënë afat 6 muaj televizioneve dhe kompanive publicitare për te miratuar rregullat për spotet publicitare, te cilat do duhet te jene ne përputhje me dispozitat e këtij ligji.

Recommended