Bllokohen pronat e Habilajve në Vlorë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një tjetër pasuri e vëllezërve Habilaj është vendosur nën sekuestro nga sektori krimi ekonomik ne Vlorë.Paraditen e kësaj te mërkure u bllokua një karburanti në afërsi të spitalit rajonal te Vlorës. Biznesi është në pronësi të Artan Habilaj, vëllai te Moisi Habilaj i arrestuar në Itali si pjese e grupit ndërkombëtar te trafikut te drogës.Biznesi është rrethuar me shirita dhe puna në të është bllokuar prej mëngjesitNë shtator të këtij viti prokuroria e krimeve të rënda sekuestroi pasuritë e grupit te Habilaj me vlere miliona euro.Organi qendror i akuzës njoftoi se gjykata ka pranuar kërkesën e krimeve te renda dhe ka vendosur nen sekuestro dhjetëra prona.Pasuritë konsistojnë në apartamente troje dhe makina në pronësi Moisi Habilajt, Nazer Seitajt dhe Florian Habilajt. Si i përfshirë ne rrjetin e trafikut te drogës po hetohet edhe ish ministri brendshëm Saimir Tahiri.
Recommended