Sekuestrohet pasuria e Habilajve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Vlorës caktoi sekuestro preventive të pasurive të Habilajve, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga financimi i paligjshëm dhe trafikimi i drogës.



Në total u sekuestruan 622 metra katrorë njësi shërbimi dhe apartamente.




Sipas bluve, pasuritë e sekuestruara janë në pronësi të Artan dhe Florian Habilajt, ndërsa nuk figuron asnjë pronë në emër të Moisi Habilajt.



Kreu i rrjetit me lidhjet në Itali u arrestua dy javë më parë nga antimafia Italiane me një ngarkesë prej 800 kg kanabis.



Grupi i drogës i udhëhequr nga Moisi Habilaj ishte në përgjim nga autoritetet italiane që nga viti 2013, ndërsa zyrtaret nga vendi fqinj dyshojnë se të ardhurat nga trafiku i drogës kapin vlerën e 20 milionë eurove.



Në një prej përgjimeve, Moisi Habilaj përmend edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri,për të cilin vijojnë hetimet nga akuza shqiptare.



Pak ditë më parë për deputetin socialist prokuroria kërkoi dhe arrestimin, por ajo u hodh poshtë nga parlamenti, i cili lejoi vetëm hetimin dhe kontrollin e banesës.

Recommended