Pasuria e magjistratëve “Në lupë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
3 vite e gjysëm pas nisjes së procesit të vetingut, inspektorati i deklarimit dhe kontrollit të pasurive ka përfunduar skanimin e të ardhurave për prokurorët dhe gjyqtarët. Kryeinspektori Shkëlqim Ganaj ka konfirmuar para komisionit të ligjeve se brenda këtij muaji procesi i verifikimit të pasurive për llogari të vetingut përfundon.SHKELQIM GANAJKRYEINSPEKTOR?Përsa i përket procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve e prokurove duhet të konsiderohet i përfunduar, janë çështje teknike të dorëzimit të dosjeve të fundit, të cilat përmbyllen brenda muajit maj, për shkak të situatës që kaluam ka pasur një shtyrje afati, por brenda muajit maj konsiderohet i përfunduar 100%?Gjithashtu inspektoriati i ka përfunduar procesin e verifikimit të pasurisë për të gjithë kandidatët që garojnë për 3 vende vakante në gjykatën kushtetuese.Pasuria e pajustifikuar është një prej 3 kritereve të vetingut dhe është arsyeja kryesore për shkarkimin e dhjetëra gjyqtarëve e prokurorëve.

Recommended