Ora News - LSI pro arrestimit të Tahirit, Naço: E presin edhe ndërkombëtarët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lëvizja Socialiste për Integrim është pro autorizimit për arrestimin e deputetit socialist Saimir Tahiri.
Në një prononcim për median deputeti, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Rregullores dhe Mandateve i bëri thirrje grupit parlamentar të PS-së të mos bëhet mburojë por t?i hapë rrugë procesit që siç tha ai e presin dhe ndërkombëtarët
Nasip Naço: ?Deklaroj votën pro dhënies së autorizimit për arrestimin e Tahirit.Është në standardin e LSI që për çdo deputet nuk gëzon mandat kur ka akuzë të faktuar. Është standard moral i vendosur
I bëj thirrje grupit parlamentar të PS-së të mos bëhet mburojë të mbulojë Tahirin por t? i hapë rrugë procesit që e presin të gjithë shqiptarët por dhe ndërkombëtarët.
LSI mbeshtet prokurorine: T?i kontrollohet dhe banesa
Naço: ?Mbështesim prokurorinë që të vazhdojë të bëjë hetime të gjithanshme, nëse jepet autorizimi të bëjë kontrolle të banesës. Nuk është ditë e mirë as për PS dhe as Tahirin por është ditë e mirë për shqiptarët dhe prokuroria që po punon në mënyrë profesionale, gjykata do vendosë. Kam bindjen se prokurorët nuk kanë ndikim politik ?

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/lsi-pro-arrestimit-te-tahirit-ps-te-mos-behet-mburoje/

Recommended