Po negociohet marrëveshje - Basha: Tahiri ka prova të lidhjes së Ramës me klanet mafioze

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi sot se ish-Ministri i Brendshëm Tahiri dhe kryeministri Rama po negociojnë një marrëveshje mes tyre për t?ia hedhur me një kosto sa më të lehtë pas skandalit të përgjimit të dosjes ?Habilaj?.
Kjo sipas Bashës, për faktin se Tahiri disponon prova me zë dhe figurë që lidhin Ramën direkt me bandat dhe klanet mafioze të Shqipërisë.
Basha: Edi Rama mundohet ti ikë kësaj përgjegjësie se është përgjegjësi kryesor.Kjo përgjegjësi nuk mund të fshihet as duke arrestuar as duke lënë të lirë Tahirin. Ne e dimë dhe kemi të dhëna se Edi Rama dhe Saimir Tahiri aktualisht po përpunojnë një marrëdhënie dhe një marrëveshje me njëri-tjetrin. Saimir Tahiri disponon fakte, të dhëna, përgjime dhe filmime për përfshirjen në marrëdhënie direkte të Edi Ramës me bandat mafioze, klanet mafioze të Shqipërisë. Edi Rama e ka jetike marrëveshjen me Saimir Tahirin, i cili ndonëse i ekspozuar në mënyrë të pa shpresë para opinionit dhe ligjit do përpiqet t?ia hedhë me një kosto sa më të ulët dhe të dy të shpëtojnë paq, të vazhdojnë të menaxhojnë milionat e eurove dhe pushtetin politik. Kjo nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë. As arrestimi i Saimir Tahirit, as vënia para drejtësisë e peshqve të tjerë të mëdhenj nuk do të ketë sukses për sa kohë peshku më i madh është ulur në karrigen e Kryeministrit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-tahiri-ka-prova-te-lidhjes-se-rames-me-klanet-mafioze/

Recommended