Pogradec - 15 vjeçarja rrëfen përdhunimin: Nuk tregova se më vinte turp

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec ne fshatin Velçan të Pogradecit, ku një e mitur 15-vjeçare, në muajin e tetë të shtatzënisë denoncon komshiun 55 vjeçar për përdhunim.
Pas kallëzimit Specialistët e Seksionit për Krimet në Policinë e Pogradecit bënë arrestimin e 55 vjeçarit Ligor B, banues në Njësinë Administrative Velçan, ndërsa e mitura mes lotësh thekson se nuk ka treguar më parë pas ii vinte turp nga fshati.
Vajza: Isha në shtëpi. Ai erdhi këtu tek dera. Më shtyu dhe unë u rrëzova.
-Pse e keni bërë denoncimin tani?
Vajza: Më vinte turp të tregoja. E kemi komshi. Ai më tha mua mos trego dhe iku.
Edhe nëna e së miturës akuzon fqinjin për aktin e turpshëm. por shton se nuk do të lejojë abortin e fëmijës, por se atë do të kërkojë ta rrisë i akuzuari për përdhunim
Nëna: Çunin do ta bëjmë. Do t?ia çojë tek shtëpia dhe ta rrisin.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar vajza e 55 vjeçarit të akuzuar.
Vajza: Nuk është e vërtetë. Ai ka qenë një familjar shumë i rregullt në shtëpi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/15-vjecarja-rrefen-tmerrin-e-perdhunimit-nuk-tregova-se-me-vinte-turp/

Recommended