Report TV - Forca Detare dhe Ajrore stërvitje të përbashkët në det

  • 6 years ago
Arritja e standardeve të Forcës Detare për të zbatuar ligjshmërinë në hapësirën detare vijon të mbetet prioritet për Forcat e Armatosura. Ka qenë ky edhe një nga qëllimet e stërvitjes ?Imponimi 17? të zhvilluar në rajonin e Gjirit të Vlorës. Stërvitja ?Imponimi 17? është një nga stërvitjet më kryesore për Forcën Detare, ku marrin pjesë Forcat Ajrore dhe Forcat Speciale, të cilat bashkëveprojnë mes tyre në operacione të ndryshme.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi i pranishëm në këtë stërvitje, shpjegoi rëndësinë e saj. ?Forca Detare ka për mision garantimin e ligjshmërisë në hapësirën detare edhe për këtë është e angazhuar që jo vetëm të stërvitet për të zbatuar detyrat, por sidomos për të arritur standarde ndërkombëtare të NATO-s. Tashmë kemi dy grupet e bordingut të certifikuara dhe nga ana tjetër jemi krenarë që Forca jonë Detare është pjesë e një misioni ndërkombëtar në detin Egje?- tha Koçi.

Recommended