Ora News – Mungojnë psikiatrit, 1 mjek për 22 mijë banorë për shkak të buxhetit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria vuan mungesën e mjekëve psikiatër dhe të dhënat tregojnë se 1 mjek mbulon një popullësi prej 22 mijë banorë. Në komisionin parlamentar të shëndetësisë, opozita ngiti shqetësimin se mungojnë investimet në spitale, ndërsa deputetët e LSI u shprehën se qeveria nuk e ka prioritet shëndetin mendor dhe riintegrimin e pacientëve.
Në Shqipëri mungojnë mjekët psikiatër dhe raporti i profesionistëve me popullsinë është 1 psikiatër për 22 mijë banorë.
Mungesa të mjekëve psikiatër ka edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit, ndërsa buxheti i shëndetësisë adresuar për këtë tipologji sëmundjesh është vetëm 3%.
Një raport i institucionit të Avokatit të Popullit evidenton një sërë problematikikash në psikiatri dhe burgje.
Jorida Rustemi: Në stafet e këtyre burgjeve nuk ka mjekë të specializuar për të trajtuar personat me probleme të shëndetit mendor, përjashtuar këtu IEVP Durrës, aty është një mjeke psikiatre.
Në seancën dëgjimore në komisionin parlamentar të shëndetësisë, demokratët thanë se vendi nuk ka as statistika dhe as strategji për të prekurit nga çrregullimet e shëndetit mendor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/mungojne-psikiatrit-1-mjek-per-22-mije-banore-per-shkak-te-buxhetit/

Recommended