Fiks Fare/ Maliq/ Një mjek për 65 mijë banorë. Laboratori s'punon, qytetarët drejtohen në privat

  • 3 years ago
Bashkia Maliq ka rreth 65 000 banorë të cilët kanë një Qendër Shëndetësore, ku për më shumë se dhjetë vjet shërben vetëm një mjek i përgjithshëm. Të vetmin mjek që ka kjo qendër shëndetësore punon vetëm më një turn, paradite. Pas orës 15:00 në Maliq nuk ka mjek që t'i shërbej popullatës.
Prej më shumë se 10 vitesh në këtë qendër nuk mbulohet nga mjekë për 24 orë shërbimi shëndetësor. Mungesën në vite të mjekëve e konfirmon edhe Kryetari Bashkisë së Maliqit z. Gëzim Topçiu, i cili shpjegon për gazetarët e Fiksit se nga ana e Bashkisë Maliq janë dërguar me dhjetëra shkresave në Ministrinë e Shëndetësisë , të cilat kanë mbetur pa përgjigje. "Nuk ka asnjë reagim. Në këtë qendër vijnë jo vetëm qytetarët e Maliqit, por të gjithë fshatrave përreth. si rezultat i mungesës së mjekut ata nuk marrin shërbimin dhe janë të detyruar të nisen drejt Korçës" shprehet kryetari Topçiu.
Ngarkesën e vetme në këtë qendër e mban mjekja Ina Malësori, e cila thotë se vetëm qyteti i Maliqit ka 8000 banorë " jam e vetmja mjeke që kryej këtë shërbim të paktën këto tri vitet e fundit" shprehet ajo.

Në këtë qendër shëndetësore ka edhe një laborator ku mund të kryhen analizat bazë për pacientët, por aktualisht bëhet vetëm analizat e urinës pasi nuk kanë blerë kite për kryerjen e këtyre analizave. Kjo si rrjedhojë e mungesës së një drejtuesi tek kjo qendër i cili duhet të firmos për këto blerje. Në këto kushte njerëzit drejtohen te laboratorët privat në Korçë.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Recommended