Stop - Kempi i mbijetesës, që kushton plot 1 milionë lekë! (10 tetor 2017)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Objekt i kamerës së fshehtë të emisionit ?STOP? është mënyra e marrjes së kempit, duke paguar plot një milion lekë të vjetra nën dorë. Një qytetar, që ka mbetur pa dorë në vitin 1997, është përjashtuar nga përfitimi i kempit me ligjin e ri.

Mjeku i Pukës, njëkohësisht kreu i KMCAP Pukë, Florian Paloka i merr këto para, i fut në çantë, duke kërkuar të mos ketë dëshmitarë të skenës dhe bën sekserin pranë KMCAP-it qendror, që qytetarit t?i rinjihet kempi. Para komisionit qytetari konsiderohet me të dyja duart të prera.

Një qytetar i Pukës i është drejtuar emisionit ?STOP? për të denoncuar Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë të Invalidëve, pasi ai në vitin 1997 ka humbur një dorë, por është përjashtuar nga përfitimi i kempit me ligjin e ri.

Mjeku Florian Paloka, gjithashtu kreu i KMCAP Pukë, i ofron ndihmë, por në këmbim të parave. Pasi komunikon dhe me një komisioner të KMCAP-së Tiranë, ai merr rolin e sekserit, duke ai i kërkuar personit me aftësi të kufizuara 1 milionë lekë të vjetra.

Doktori ? Ça bone?

Qytetari ? Hajde këtu! Si ia kalove? U lodhe, a?

Doktori ? A je? Ça bone?

Qytetari ? Hiç për zotin!

Qytetari ? A di gjë, kur e kam komisionin? Jo.

Doktori ? S?e di! Kam ra 300 muj ditë. Më thanë një herë, ashtë? kaq e aq, tërr e vërr. Thashë të vijnë ? të interesohet, është më mirë ta ninë vetë, me veshët e vet.

Qytetari ? A kena me taku atë?

Doktori ? Jo, mo! Po të çoj aty një herë. Të shofim datën një herë. Masanaj shofim, është problemi të shofim datën. I thashë: ?Jam t?u prit i djalë, që ka kshu, kshu hallesh, kshu problemesh, hallexhi. Shif, kam qef me e ndihmu, me e ndihmu në mujsha?.

Qytetari ? A e ke taku atë që do i japim lekët?

Doktori ? E kam taku, e kam nejt me të. Është e vështirë puna e atyre. Kanë frikë, kanë shumë frikë. Ta gjejmë datën një herë, mrapa e gjejmë.

Qytetari ? Po me ia dhënë lekët më para atij të komisionit?

Doktori ? Xxx mos më ban pyetje kot! Ti s?ke nevojë me ma bo kurrë i pyetje. Dakord je?

Qytetari ? Po! Në rregull.

Doktori ? Po e bamë, do ta bojmë pa pyetje. Edhe pa fol hiç, tak.

Qytetari ? Ok!

Doktori ? Edhe do të them bahet, s?bahet. A më kuptove?

Qytetari ? Ahaa.

Doktori ? S?ka nevojë këtu me u përfshi as komisioni, as stërkomisioni. Ka nevojë na me krye punë.

Qytetari ? Në rregull!

Doktori ? Në e bëfsha, mirë! S?e bojsha, ne shnosh! Na me zor s?mund t?i bimë kujt më qaf.

Qytetari ? Jo, jo!

Doktori ? Shumë e vështirë është. Jo e vështirë, po super e vështirë.

Doktori ? Atë ditë, që të vish në shtatë e gjysëm, ke për të qënë para asaj derës, aty ku thotë kempi epror. Je tu më nigju?

Qytetari ? Po!

Doktori ? Ke me taku një burrë nja 60 vjeç. Është si tullac, është tullac, nja 60 vjeç, një burrë trup mesatar është. Ke me i thanë emrin tim, jam i filanit. A më kuptove?

Qytetari ? Po!

Doktori ? Ti ke punë veç me shku aty. Më shtatë e gjy...

Recommended