Pandemia/ Basha: Paketë anti-COVID me 5 pika, kushton 312 milionë € për 6 muaj!

  • 3 years ago
TIRANË- Partia Demokratike, me në krye Lulzim Bashën, ka prezantuar ditën e sotme planin erimëkëmbjes me 5 hapa kundër përballimit të krizës pas pandemisë së COVID-19. Kjo paketë ka një shtrirje për një periudhë 6 mujore dhe siç kryedemokrati bëri me dije kap shifrën e 312 mln euro, ose 52 mln euro në muaj, para këto që për Bashën mund të merren nga anulimi i tenderëve korruptiv të qeverisë.

"Ju e mbani mend fare mirë paketën e propozuar atëherë. Kosto e saj shkonte 90 milionë euro, ndërsa masat që ne propozojmë për 6 muajt e ardhshëm përllogariten në 52 milonë euro në muaj. Pra, efekti total është afro 312 milionë euro për 6 muajt e ardhshëm, duke nisur nga tetori. Kjo përbën 2.45 të prodhimit të brendshëm të Shqipërisë dhe e vendos Shqipërinë në mesataren e shpenzimeve të rajonit, për t?u përballur drejtpërdrejt me pasojat e ÇOVID tek shëndeti dhe pasojat ekonomike. Nuk na çon në vendet me paketën më ambicioze në rajon, flas për Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën, jo për vendet e tjera, por na nxjerr nga niveli afrikan i shpenzimeve në raport me prodhimin e brendshëm bruto, 0.86%", tha Basha.

Recommended