Stop - Korce, punonjesit e sigurimeve u zhvasin banoreve 28 milione leke! (04 tetor 2018)
  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Disa banorë të fshatit Zvezdë të Korcës denoncojnë në ?Stop? vjedhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore. Ata i kanë dhënë punonjësit të sigurimeve Ardit Shpati paratë, për t?i derdhur si kontribute private, por librezat janë vulosur dhe paratë nuk janë derdhur.Në një bisedë të regjistruar, Ardit Shpati thotë, se nuk i ka mbajtur ai paratë, por cdo gjë e ka bërë me shefin e kontributeve, që kishte dhe vulën.Drejtori i ISSH Korcë, Ilirjan Bajlozi, shpjegon se rasti po hetohet nga prokuroria. Personat e prekur nga skema e mashtrimit janë 28 dhe dëmi financiar 28 milionë lekë të vjetra.
Recommended