Stop - Elbasan, ne shendetesine e “rilindur” kempi blihet 100 mije lekë! (30 tetor 2018)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Kamera e fshehtë e ?Stop? tregon, sesi me para nën dorë, arrin të sigurosh kempin, që të takon, edhe pse për këtë je sorollatur plot dy vjet. E tillë është edhe historia e Fabiola Sulminës, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët e saj, që jetojnë në Llixhë të Elbasanit, kontaktojnë me infermieren Shpresa Pëllumbi, e cila kërkon 100 mijë lekë të vjetra dhe merr përsipër rolin e sekseres, për t?i siguruar lidhjen e kempit, zonjës së sëmurë. Pasi familjarët dorëzojnë paratë, në ditën e caktuar, Fabiola paraqitet para komisionit dhe me firmën edhe të mjekut Sokol Preci, arrin të sigurojë kempin.

Recommended