Ora News – Ekspozohen në Shkodër 4 Kupat e Botës të fituara nga Italia

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasada e Italisë në Tiranë dhe Federata Italiane e Futbollit sjellin për herë të parë në Shqipëri, 4 kupat e botës që ka fituar Kombëtarja italiane e futbollit, gjatë historisë së saj të lavdishme sportive.

Ekspozita ?4 herë Kampionë?, e realizuar në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe me pjesëmarrjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, do të realizohet në Shkodër, në Teatrin Migjeni dhe do të qëndrojë e hapur për publikun nga ora 12.00 deri në orën 19.00 të ditës së hënë, 9 tetor.

Kjo nismë, e parashikuar me rastin e ndeshjes Shqipëri-Itali, e vlefshme për kualifikimet europiane në fazën finale të Kupës së Botës FIFA 2018, synon të vërë theksin e të vlerësojë ndeshjen e parë zyrtare në historinë e Kombëtares italiane të futbollit në Shqipëri, në këndvështrimin e afirmimit të vlerave pozitive të sportit si dhe të promovojë më tej miqësinë dhe marrëdhëniet në fushën e sportit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/ekspozohen-ne-shkoder-4-kupat-e-botes-te-fituara-nga-italia/

Recommended