Ora News – Sejko në konferencën e 7-të të Bankës Qendrore Evropiane në Frankfurt

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë të enjten në konferencën e 7-të për Vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL), me temë ?Cilësia institucionale dhe konvergjenca ekonomike e qëndrueshme?, organizuar nga Banka Qendrore Evropiane në Frankfurt të Gjermanisë.
Punimet e kësaj konference ishin konceptuar në dy sesione kryesore, me pjesëmarrës përfaqësues të lartë të BQE-së, guvernatorë të bankave qendrore të vendeve të EQLJL, si dhe ekspertë të njohur të sektorit bankar dhe financiar.
Diskutimet e konferencës u fokusuan në mënyrë të veçantë në rolin që kanë sot bankat qendrore në procesin e konvergjencës ekonomike në Bashkimin Evropian, bazuar në përvojën e secilit vend, në ndërtimin e institucioneve.
Guvernatori Sejko ishte pjesë e panelit të sesionit me temë ?Sfidat dhe politikat për të arritur një konvergjencë ekonomike të qëndrueshme në vendet e EQLJL?, nën drejtimin e z. Benoît C?uré, Anëtar i Bordit Drejtues të BQE-së.
Në këtë tryezë, Guvernatori bëri një pasqyrë të sfidave me të cilat po përballet procesi i konvergjencës i EJL, nga këndvështrimi i Bankës së Shqipërisë, si dhe pozicionimin e vendit tonë përballë këtyre dimensioneve.
Gjatë fjalës së tij, Sejko nënvizoi se nëpërmjet reformave strukturore të ndërmarra në vend, kuadri institucional ka qenë kontribues në procesin e konvergjencës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/sejko-ne-konferencen-e-7-te-te-bankes-qendrore-evropiane-ne-frankfurt/