Report TV - KQZ gjobit me 12 milionë lekë PD, s'respektoi kuotën gjinore

  • 6 years ago
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur Partinë Demokratike me 12 milionë lekë të reja, për shkelje të Kodit Zgjedhor sa i takon zbatimit të nenit për kuotën gjinore në listat e kandidatëve për deputetë. PD rezulton e vetmja forcë politike deri tani e penalizuar nga KQZ për shkelje të ligjit zgjedhor gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Njoftimi i KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi proejktvendimin, ?Për vendosjen e sanksionit administrativ për barazinë gjinore në listat shumemërore të kandidatëve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.06.2017?.

KQZ vendosi sanksionin administrativ për subjektin zgjedhor Partia Demokratike në masën 12.000.000 lekë , për mospërmbushjen e detyrimit të parashikuar nga neni 67, pika 6 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, për 12 zonat zgjedhore.

Recommended