Report TV -20 milionë lekë humbje,Hervin Çuli kallëzim në prokurori për pajisjet e Teatrit Kombëtar!

  • 4 years ago
12 ditë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ka përfunduar inventarizimi i materialeve dhe pajisjeve në ngarkim të këtij institucioni, ku është konstatuar mungesa e një pjese të konsiderueshme të tyre, vlera e të cilave shkon në afro 19 milionë e 197 mijë lekë (19,196 908 lekë). Për këtë arsye, drejtori i këtij institucioni Hervin Çuli i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës, me një kallëzim 6-faqësh, ku jo vetëm pasqyron numrin e artikujve që mungojnë, por bën edhe një përmbledhje të situatës nga korriku i 2018-ës, kur Teatri Kombëtar u zhvendos tek ArTurbina, deri në 17 maj, që u shënua akti final i rrëzimit të objektit.

Recommended