Aulon Kalaja tregon momentet e prishjes së teatrit: Mu rrezikua jeta, do të bëj kallëzim penal
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Gazetari Aulon Kalaja deklaroi se do të do të depozitojë një padi në Prokurori kundër qeverisë për kanosje me jetë.

Gjatë protestës së zhvilluar ditën e sotme për teatrin, ai tregoi momentin kur fadromat mësynë për të shembur Teatrin Kombëtar.

Kalaja shpjegon se ishte brenda teatrit eksperimental, dhe menjëherë pasi doli nga ambjentet e saj, fadromat filluan shembjen. Sipas tij, kjo mund t'i rrezikonte dhe jetën.

Kalaja: Dua të denoncoj diçka. Unë kam qenë me ata që e kanë gdhirë në Teatrin Kombëtar. Por nuk kam qenë aty kur u bë spastrimi nga forcat Renea të pajisur me automatikë. Unë bashkë me 4 persona të tjerë kam qenë tek teatri eksperimental. Ata u larguan dhe unë qëndrova i vetëm dhe mora një vendim. Pasi nuk kisha valë në telefon dhe statusi nuk u postua, i kishin marrë masat mjeshtrat dhe skemaxhinjtë. Aty mora një vendim për të qëndruar brenda. Nuk pashë fadroma nga dritarja. Më vonë dola nga teatri eksperimental dhe për 30 sekonda është goditur godina dhe salla ku unë po qëndroja nga fadroma që kishin mbirë nga dheu. Ky është krim kundër jetës. Unë ndoshta nuk do të isha sot këtu. Unë do të bëj një padi në Prokurori kundër këtyre. Edhe po nuk bëri gjë Prokuroria unë do të jem aty. Më kanë kërcënuar me 3 gjoba nga 10 mijë lekë, më kanë hequr dhe patentën. Jam i gatshëm që të marrë dhe 1 mijë gjoba të tjera. Duhet të jemi bashkë sepse e keqja fiton kur nuk bashkohen të mirët. Qeveria është e përkohshme ndërsa shteti është i përhershëm. Ndaj duhet ta mbrojmë shtetin nga qeveria jonë.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/aulon-kalaja-tregon-momentet-e-prishjes-se-teatrit-mu-rrezikua-jeta-do-te-bej-kallezim-penal

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended