Ora News - PD kërkon hetimin e deputetëve Aqif Rakipi dhe Gjetan Gjetani

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike kërkon verifikimin e formularit sipas ligjit të dekriminalizimit të deputetit të PDIU-së Aqif Rakipi dhe të PS-së Gjetan Gjetani. Sipas shkresës së dërguar Prokurorisë, selia blu pretendon se të dy deputetët kanë rekorde kriminale në prokurori. Për Rakipin reagoi PDIU duke nënvizuar se është verifikuar edhe nga Interpol teksa qëndrimin e PD e shikon si mbulim të konflikteve të brendshme. Teksa Gjetani nënvizon se nuk ka qenë kurrë në Itali.
Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ, të verifikojnë formularët e vetëdeklarimit në bazë të ligjit për dekriminalizimin, për dy deputetë të Kuvendit, Aqif Rakipin e PDIU-së dhe Gjetan Gjetanin e Partisë Socialiste.
Në shkresën drejtuar organit të akuzës, demokratët theksojnë se ka të dhëna informale se këta deputetë janë në kushtet e ndalimit për të kandiduar apo zgjedhur pasi kanë rekorde kriminale në Itali.
?Kërkojmë nga ana juaj që në zbatim të detyrimit të parashikuar nga neni 8 i këtij ligji, të bëni verifikimin e plotë të të dhënave. Kjo kërkesë e jona, bëhet në kushtet kur pavarësisht fakteve të njohura botërisht, institucioni juaj nuk ka kërkuar verifikimin e plotë të të dhënave kryesisht?.
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet, reagoi për kërkesën, ndërsa tha se deputeti Aqif Rakipi, është verifikuar nga institucionet ligjzbatuese për drekriminalizimin dhe zyrtarisht nga Interpoli dhe Prokuroria është deklaruar se nuk ka të dhëna që e implikojnë atë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/pd-kerkese-kqz-dhe-prokurorise-verifikoni-vetedeklarimin-e-aqif-rakipit/