Report TV - LSI jep alarmin për koncesionet, Vasili: Lajm i zi për Shqipërinë

  • 6 years ago
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dhënë alarmin për dhënien e koncesioneve në vend. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, tha se investimet në koncesione janë një lajm i zi për Shqipërinë.

Në një dalje për media, Vasili deklaroi se koncesionet rrezikojnë ngritjen e borxhit, duke shtuar se ekonomia po shkon drejt regresit. Sipas tij, LSI ka propozuar një nismë për koncesionet, por që është bllokuar nga oligarkët.

?LSI ka propozuar nismë për koncesionet. Nisma e LSI për koncesionet është bllokuar nga oligarkët. Koncesionet rrezikojnë ngritjen e borxhit. Investimet në koncesione, lajm i zi për Shqipërinë. Ekonomia po shkon drejt regresit për shkak të mungesës së investimeve. Rritja ekonomike në drejtim të panjohur?, tha Vasili.

Recommended