Ora News – Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë, lobim për të zgjidhur ngërçin me Serbinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria do të vazhdoj të lobojë pranë partnerëve ndërkombëtare për të vënë sa më parë në funksion linjën e interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri.
Ky ka qenë premtimi i bërë nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri priti në takim Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Valdrin Lluka me të cilin u diskutua edhe për mundësinë e një tregu të përbashkët energjetik.
Gjiknuri: Shqipëria do të luajë rolin e mbështetësit për këtë projekt, do të lobojmë fort të dy vendet që në çdo forum ku të jemi tua vëmë në dukje partnerëve evropianë se vënia në punë e kësaj linje është alfa dhe omega e çdo gjëje për integrimin energjitik të dy vendeve.
Ministri kosovar e lidh mosfunksionimin e kësaj linjë me shkaqe politike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/interkonjeksioni-shqiperi-kosove-lobim-per-te-zgjidhur-ngercin-me-serbine/

Recommended