Ora News – Tre kompani të interesuara për ndërtimin e Rrugës së Arbrit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre kompani shfaqin interes për të ndërtuar dhe mirëmbajtur Rrugën Arbrit.
Në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u mblodh sot Komisioni i dhënies me koncesion të procedurës me objekt ?Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit?.
Nga shqyrtimi i sistemit elektronik, rezultoi se kishin shprehur interes 3 operatorë ekonomikë dhe konkretisht:
1) Operatori Ekonomik Adem Pojani
Nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur disa dokumenta, të cilat nuk rezultojnë të mjaftueshme për tu konsideruar ofertë zyrtare;
2) Operatori Ekonomik Shoqëria ?Alb-Star?sh.p.k.
Nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur disa dokumente, por nuk u konstatuan të dhënat e ofertës financiare.
3) Operatori Ekonomik Shoqëria ?Gjoka Konstruksion? sh.a;
Nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur dokumentacionin teknik, financiar dhe ligjor si dhe kishte paraqitur Propozim Financiar. Nga shqyrtimi paraprak i Propozimit Financiar rezultoi se Operatori Ekonomik Shoqëria ?Gjoka Konstruksion? sh.a; kishte propozuar si vlerë projekti shumën prej 33,6 miliardë lekë.
Në përputhje me përcaktimet ligjore, brenda afatit ligjor 60 ditor, Komisioni do të kryejë shqyrtimin e plotë dhe të detajuar të ofertave të paraqitura dhe do të dalë me vendimmarrjen përkatëse.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/tre-kompani-te-interesuara-per-ndertimin-e-rruges-se-arbrit/

Recommended