Report TV - Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën në Fier, gjendet arma

  • 6 years ago
FIER - Një automjet tip "BMW" është gjetur i djegur në fshatin Kafaraj, pranë Fierit. Makina është djegur plotësisht, ndërsa brenda saj është gjetur edhe një armë zjarri kallashnikov e karbonizuar nga flakët. Policia bën të ditur se automjeti i djegur është me targa italiane EN 591 HG. Nuk dihet ende pronësia e këtij automjeti.
Automjeti dyshohet se është i autorëve të atentatit në rrugën "Transballkanike" sot në Vlorë ku u plagosën tre persona, mes tyre edhë një fëmijë 8-vjeçar, djali i objektivit të atentatit, Ferdinand Llanaj. Policia vijon hetimet për të gjetur gjurmë të autorëve brenda në automjet edhe pse ai është krejtësisht i shkrumbuar.

Recommended