Report TV - Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën në Fier, gjendet arma

  • 6 years ago
Një automjet tip "BMW" është gjetur i djegur pak çaste më parë në fshatin Kafaraj, pranë Fierit. Makina është djegur plotësisht, ndërsa brenda saj është gjetur edhe një armë zjarri kallashnikov.

Automjeti dyshohet se është i autorëve të atentatit në rrugën "Transballkanike" sot në Vlorë ku u plagosën tre persona, mes tyre edhë një fëmijë 8-vjeçar, djali i objektivit të atentatit Ferdinand Llanaj. Policia vijon hetimet për të gjetur gjurmë të autorëve brenda në automjet edhe pse ai është krejtësisht i shkrumbuar.

Recommended