Report TV - Durrës, gjykata rrëzon bashkinë lë në fuqi pezullimin për Velierën

  • 6 years ago
DURRES-Gjykata e Shkallës së Parë ka rrëzuar kërkesën e bashkisë për heqjen e masës së pezullimit për punimet në zonën ?A? për ?Velierën?.

Pas dëgjimit të palëve, gjyqtari Petraq Curi ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e bashkisë së Durrësit për të vijuar punimet duke e rrëzuar.

Kështu mbetet në fuqi vendimi i muajit shkurt 2017 që vendosi pezullimin e punimeve pas kërkesës së shoqërisë civile.

Projekti i Velierës shtrihet në zonën ?A? dhe në zonën ?B? ndërsa çështja pret gjykimin në themel për t?i dhënë zgjidhje përfundimtare.

Arkeologjia: Të ndryshohet projekti
Agjencia Kombëtare e Arkeologjisë dhe Restaurimit kërkoi që të ndryshohej projekti i Velierës që të ruhet trashëgimia kulturore.

Recommended