Report TV -CAS 'trondit' Partizanin! Le në fuqi vendimin e FIFA-s për pezullimin e të bërit merkato

  • 4 years ago
CAS trondit Partizanin. Vendimi që pritej prej gati dy muajsh nga klubi i kuq dhe të gjithë tifozët erdhi por ishe një zhvillim ?bombë?. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë nuk e ka pranuar apelimin e Partizanit dhe ka lënë në fuqi bllokimin e merkatos për dy sesionet e ardhshme. Që do të thotë se këtë verë dhe në janar të vitit 2021 Partizani nuk mund të bëjë merkato dhe trajnerit Ilir Daja i duhet të ndërtojë ekipin me futbollistët aktualë.