Konferenca e kryetarëve - PS kërkon tryezë politike me PD për çështjet e integrimit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konferenca e Kryetarëve diskutoi sot për ngritjen e komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore, ku të gjitha palët politike kanë rënë dakord në parim për nisjen sa më parë nga puna të tij.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, në një dalje për mediat pas mbledhjes tha se po punohet për të finalizuar objektin, përbërjen dhe kohën.
Nëse përmbyllet deri nesër, tha ai, do të kalojë në seancë, në të kundërt javën e ardhshme.
Spaho: Domosdoshmëria e realizimit të një reforme të tillë, është objektivi kryesor i PD në këtë legjislaturë bazuar në femomene shumë negative në zgjedhjet e 2013, 2015, 2017, veçanërisht blerja e votës. Në lidhje me këtë çështje dëshirojmë që Komisioni të ketë kohën e nevojshme. Të mos përsëritet eksperienca e viteve të shkuara ku Komisioni është krijuar në periudha afër zgjedhjeve dhe për rrjedhojë nuk ka pasur mundësi të kryejë punën e planifikuar, përfshirë edhe rekomandimit e OSBE-ODIHR. Theksova që duhet të fillojë punë një orë e më parë në mënyrë që në zgjedhjet vendore të 2019 të mund të realizojmë objektivin më të rëndësishëm të kësaj pakete që është votimi dhe numërimi elektronik.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/spostohet-lsi-pd-ps-tryeze-politike-per-reformen-zgjedhore/
Recommended