Ora News – PS kërkon tryezë politike me PD për çështjet e integrimit
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste ka propozuar në konferencën e kryetarëve, rikthimin e një tryeze të përbashkët mes mazhroancës dhe opozitës për çështjet e integrimit.
Kryetari i deputetëve socialistë Taulant Balla në daljen për mediat nënvizoi pjesëmarrjen e PS dhe PD në nivel të kryetarëve.
Balla: Ka një dialog konstruktiv në Konferencën e Kryetarëve dhe shpresoj të vazhdojë dhe në seancat plenare mes mazhorancës dhe opozitës. Ne si mazhorancë bashkë me opozitën duhet të kemi si qëllim të përbashkët integrimin europian të Shqipërisë.I kam rishprehur PD dhe pjesë tjetër të opozitës dëshirën tonë për të institucionalizuar një ditë e më parë një tryezë politike të një niveli të lartë që të adresojë të gjitha çështjet që na bashkojnë por edhe ato që sot na ndajnë por duhet të na bashkojnë në interes të integrimit europian të Shqipërisë.
Kjo tryezë politike duhet të përmbajë partitë më të rëndësishme të vendit të përfaqësuara në Kuvend, PS, PD dhe sigurisht që përfaqësimi i tyre të jetë në nivelin më të lartë. Kryetari i partisë, kryetari i grupit parlamentar dhe një përfaqësues tjetër i lartë i secilës parti me qëllim që në këtë tryezë të fillojmë të indentifikojmë gjërat që na bashkojnë. Për reformën zgjedhore kemi çështje që ka dakordësi, kemi çështje që nuk ka një dakordësi. PD ka të drejtën për të avancuar çështje dhe propozime që duhet të paraqiten në Komision.Por duhet ta themi që PS nuk mund të jetë shtojcë funksionale e axhendës së PD.Nuk mund të ulesh në një tryezë për të bashkëpunuar me kushte. Shpresoj që Spaho t?ia ritransmetojë këtë mesazh pozitiv edhe zotit Basha me qëllim që këto çështje të rëndësishme që sot na bashkojnë por edhe ato që nuk na bashkojnë por duhet të na bashkojnë, ti adresojmë në këtë nivel.
Po ashtu konferenca ka pranuar propozimin e PD për nisjen e reformës zgjedhore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/spostohet-lsi-pd-ps-tryeze-politike-per-reformen-zgjedhore/
Recommended