Report TV - Elbasan, të shtëna me armë në pikën e basteve, një i plagosur

  • 6 years ago
Të shtëna me armë zjarri raportohen nga qyteti i Elbasanit ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh gjatë kohës që luheshin ndeshjet e UEFA Champions League.

Mësohet se ka pasur një sherr të momentit mes dy personave dhe një prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar.

Policia bën të ditur se ka identifikuar autorin e plagosjes dhe është vënë në ndjekje të tij.

I plagosuri është transportuar në spitalin e Elbasanit ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore.

Në rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit janë ngritur disa pika kontrolli nga policia.

Recommended