Report TV - Elbasan, të shtëna me armë në pikën e basteve, një i plagosur

  • 6 years ago
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan, në ambientet e një pike bastesh gjatë kohës kur po luheshin ndeshjet e Champions League.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri të momentit mes dy personave brenda në sallonin e llotos, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi tjetrin.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Elbasanit ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka identifikuar autorin por për arsye hetimore nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Në rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit janë ngritur disa pika kontrolli nga policia për të bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e autorit të plagosjes.

Recommended