Ora News - Ekspertët e ICITAP, Porti i Vlorës çertifikohet me nivelin 2-të të sigurisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ekspertët e ICITAP monitoruan sot nga afër masat e sigurisë të marra në portin e Vlorës për luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe për antiterrorizmin, duke e çertifikuar atë me nivelin dy, që do të thotë i sigurtë dhe jo problematik. Ekspertët kontrolluan gjithë mjediset e portit për të parë nga afër zbatimin e masave të sigurisë. Përmes portit të Vlorës ka pasur shpesh herë përpjekje për të trafikuar lëndë narkotike.
Porti i Vlorës çertifikohet me nivel sigurie dy, ndërsa ekspertët amerikanë të ICITAP kanë mbërritur për të monitoruar dhe konfirmuar masat e marra. Rritja e nivelit të sigurisë është bërë me qëllim shmangien e trafikimit të lëndëve narkotike, por edhe me masat në kuadër të liftës kundër terrorizmit.
Kompania amerikane ICITAP ka kryer çertifikimin e sigurisë në portin e Vlorës ku ka pasur mjaft raste ku është tentuar të kalohet drogë me destinacion porte të tjera në Mesdhe. Ekpsertët kanë parë nga afër të gjithë mjediset e portit të Vlorës, duke monitoruar masat që duhet të ketë ky institucion në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimin e femomeneve të paligjshme.
Porti i Vlores gjatë gjithë ditës së martë ka qenë nën monitorim për të konfirmuar efekshmërinë e masave që do të çertifikonin ate me nivel sigurie dy, që do të thotë i sigurtë dhe jo problematik. Ekspertët e kompanisë amerikane ICITAP kryejnë çertifikime të sigurisë në porte e agjenci të ndryshme dhe janë pjesë e programeve të departamentit amerikan të Drejtësisë.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/ekspertet-e-icitap-porti-i-vlores-certifikohet-me-nivelin-2-te-sigurise/

Recommended