Report TV - Vlorë, aksident i rëndë te rruga Transballkanike, një grua rëndë
  • 6 years ago
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Vlorë, në rrugën Transballkanike.

Dy automjete, "Benz" dhe "Ford" janë përplasur me njëri-tjetrin, duke dalë të dy nga rruga.

Në aksident janë përfshirë edhe dy automjete të tjera.

Mësohet se një grua e cila udhëtonte në njërin prej makinave të përfshira në aksident është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës.

Sipas policisë shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit nga një prej drejtuesve.
Recommended