Report TV - Vlorë, aksident në rrugën transballkanike, lëndohet kalimtarja, dërgohet në spital

  • 4 years ago
Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në rrugën transballkanike të Vlorës ku ka mbetur e plagosur një qytetare.

Burimet paraprake bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një kalimtare, e cila është dërguar në spital. Nuk dihet saktësisht gjendja e të plagosurës, por lajmi i miri është se deri më tani nuk është raportuar për pasoja fatale.

Recommended