Report TV - Vlorë, aksident te rrruga Transballkanike, dyshohet për të vdekur

  • 6 years ago
VLORE - Një aksident i rëndë është regjistuar pak çaste më parë në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Drejtuesi i një biçiklete ka mbetur i lënduar rëndë, pasi është përplasur nga një automjet i cili lëvizte me shpejtësi. I plagosuri është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Vlorës, ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën për shkak të plagëve të marra në kokë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

Recommended