Ora News - Daja: Bëmë gjithçka mirë, ishim zotër të fushës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, u shfaq mjaft i kënaqur në përfundim të ndeshjes së fituar ndaj Partizanit.

Në një deklaratë për mediat tekniku i korcarëve u shpreh se fitorja ishte e merituar pasi skuadra e tij bëri gjithcka mirë dhe ishte zot në fushë.

?Shkurt, do të thoja që kemi bërë gjithçka mirë. Kjo do të thotë që kemi qenë zotër të fushës, të administrimit të topit, të rasteve të krijuara përpara, të ndërtimit të aksioneve, edhe me një shpirt gare dhe përqëndrim në maksimum. Pra do të thoja që, të gjithë lojtarët pa vecuar asnjë sepse të gjithë kanë qënë individualisht dhe grup mjaft mirë, ka qenë një skuadër shumë e mirë?, u shpreh Daja në përfundim të ndeshjes.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/daja-beme-gjithcka-mire-ishim-zoter-te-fushes/

Recommended