Ora News – Çmimet e larta? Shqipëri lë pas Italinë e Greqinë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë muajit gusht shqiptarët kanë shpenzuar më shumë para për blerjen e produkteve ushqimore. Sipas të dhënave të INSTAT rritja më e madhe e ushqimeve gjatë këtij muaji është vërejtur në nëngrupin ?ushqime dhe pije joalkoolike?.Ndërkohë krahasuar me vendet e Europës, Shqipëria rendit vendi i 5 me çmimet më të larta duke lënë shumë pas vende fqinje si Italia apo Greqia.
Tirane- Produktet e shportës ushqimore kanë qenë më të shtrenjta gjatë muajit gusht 2017.
Sipas të dhënave të INSTAT të publikuara në raportin për indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit rritja më e madhe e çmimeve prej 6,1 % vërehet në grupin ?Ushqime dhe pije joalkoolike? pasuar nga grupet ?Mallra dhe shërbime të ndryshme? me 3,1 %, ?Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji? me 1,9 %.Krahasuar me vendet e Europës Shqipqëria renditet në 5 vendet me çmimet më të shtrenjta të produkteve ushqimore.
Sipas të dhënave vendi ynë ka çmime shumë herë më të shtrenjta në krahasim edhe me vendet e rajonit si Italia apo Greqia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/cmimet-e-larta-shqiperi-le-pas-italine-e-greqine/

Recommended