Top News - Covid Britani/ Mund të ndalojë Italinë e Greqinë

  • 4 years ago
Danimarka, Italia dhe Greqia kontinentale rrezikojnë t`i shtohen në listës së zezë britanike këtë javë pas një rritjeje të infeksioneve me koronavirusi. Shifrat tregojnë se numri i rasteve të Danimarkës brenda shtatë ditëve bën që niveli i përhapjes së sëmundjes tani në llogaritet në 28.7 infeksione për 100,000 njerëz.Kjo është shumë më shumë se pragu i karantinës së ekzekutivit britanik që llogaritet në 20, edhe pse më pak se vetë Mbretëria e Bashkuar ku shkon në 31.5. Italia regjistroi së fundi16.5 raste për 100,000 banorë dhe Greqia 15,4. Kjo i vebdos të tre këto kombe në zonën e rrezikut për t`u shtuar listës së vendeve, nga ku personat e ardhur duhet të duhet të vetë-izolohen për 14 ditë. Në vëmendje po mbahet shumë Sicilia, ku ka pasur një hov të rasteve këto ditë. Autoietetet britanike do ta mbajnë situatën nën vëzhgim gjatë javës për të parë nëse do të duhet ta bëjnë rekomandimin e tyre apo jo. Shtimi i Italisë dhe Greqisë në këtë listë do të shkaktonte kaos për dhjetëra mijëra britanikë jashtë vendit dhe do të godiste akoma edhe më fort linjat ajrore, edhe kështu të dëmtuara rëndë prej sëmundjes. Zyrtarët britanikë kishin vendosur tashmë kufizime për të kthyerit nga një pjesë e ishujve grekë. Javët e kaluar ministrat britanikë shtuan Portugalinë në listën e karantinës, duke i prishur planet e udhëtimit të 35,000 pushuesve britanikë. Krerët e industrisë së aviacionit janë të dëshpëruar nga këto masa dhe kanë mbështetur fushatën e Daily Mail për një regjim të testimit të virusit.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UnitedKingdom#Situata#TopChannel

Recommended