Report TV - Burrel,familja Kurti në qiell të hapur, e mbetur pa shtëpi

  • 6 years ago
Familja Kurti nga Burreli po jeton në qiell të hapur, gjashtë anëtarë të kësaj familje në qytetin e Burrelit kanë mbetur pa çati mbi kokë.

Familja e Sabri Kurtit ka jetuar prej vitesh në gërmadhat e banesave që u dogjën pak vite më parë në lagjen ?Drita?.

Ndërkohë një ditë më parë, pronari i banesës ku ata e kishin marrë me qera i ka kërkuar që ta lirojnë atë pasi nuk i është paguar qeraja. E zonja e shtëpisë, Behare Kurti tha se familja e saj nuk ka asnjë të ardhur, për këtë nuk ka arritur të paguajë edhe qeranë, ndërkohë që prej të martës, është në qiell të hapur.

Ajo kërkon ndihmën e shtetit për tu sistemuar diku pasi ka edhe fëmijët e vegjël, të cilët kanë qëndruar prej 24 orësh në shi.

Behare Kurti thotë se edhe vetë është e sëmurë dhe se duhej t?i ishte nënshtruar një operacioni në Tiranë, por nuk ka mundësi ekonomike për të shkuar deri atje dhe për të kryer operimin, pasi të ardhurat e vetme të familjes janë 4 mijë lekë në muaj, ndihmë ekonomike.

Recommended