Report TV - Shkozë, IKMT fillon prishjen e banesave, banorët në protestë

  • 6 years ago
IKMT ka filluar punën për shembjen e banesave në Shkozë për hapjen e vendit, në kuadër të projektit për zgjatimin e bulevardit të Lanës.

Banorët e zonës kanë kundërshtuar këto prishje duke argumentuar se, sipas tyre, me paratë që kanë marrë nga dëmshpërblimet nuk mund të blenë një shtëpi të re pasi nuk janë ato çmimet në treg.

Në zonë ndodhen edhe forca të shumta policie, si dhe FNSH për të ruajtur sigurinë.

Disa prej banorëve kanë zgjedhur të protestojnë duke qëndruar brenda shtëpive, ndërsa pritet të nxirren me forcë nga policia.

Priten të prishen edhe dhjetëra banesa të tjera nga IKMT si shkak i dy projekteve që janë zgjatimi i bulevardit të Lanës si dhe projekti i Unazës së Madhe.

Recommended